RRETH NESH

Mirë se vini në Qendrën e Kurseve të gjuhës gjermane “GermanLingua”

“GermanLingua” është themeluar me përkushtimin me te madh për te ofruar risi në fushën e edukimit dhe mësim nxënies së gjuhës gjermane.  

“GermanLingua” operon në Prishtinë, me staf të kualifikuar dhe profesional dhe me përvojë shumë vjeçare ne institucionet publike dhe private. Tek NE ofrohen praktikat më të mira të mësimit të gjuhës gjermane duke u bazuar në metoda moderne dhe atraktive.

“GermanLingua” ofron kurse të gjuhës gjermane për nivelet fillestare A1 pa njohuri paraprake deri në ato të avancuara C1. Kurset organizohen për të rritur dhe fëmijë, në grupe të vogla dhe individuale!

Të gjitha kurset në “GermanLingua” ju përgatitin në mënyrë ideale për kalimin e provimeve të pranuara ndërkombëtarisht, siç janë provimet ÖSD, Goethe, telc dhe TestDaF.

Në rast se ju keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane, atëherë “GermanLingua” pas një provimi testues pa ndonjë pagesë shtesë, do të gjejë kursin më të përshtatshëm për ju.

Përveç kurseve, NE ofrojmë edhe përkthimin e teksteve dhe dokumenteve të ndryshme nga gjuha shqipe në atë gjermane, dhe anasjelltas, nga përkthyes gjyqësorë të licencuar.