“GermanLingua” ofron kurse të gjuhës gjermane për nivelet fillestare A1 pa njohuri paraprake deri në ato të avancuara C1. Kurset organizohen për të rritur dhe fëmijë, në grupe të vogla dhe individuale!

 

Në rast se ju keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane, atëherë “GermanLingua” pas një provimi testues pa ndonjë pagesë shtesë, do të gjejë kursin më të përshtatshëm për ju.

 

Të gjitha kurset në “GermanLingua” ju përgatitin në mënyrë ideale për kalimin e provimeve të pranuara ndërkombëtarisht, siç janë provimet ÖSD, Goethe, telc dhe TestDaF.

 

Gjithashtu organizojmë kurse për grupe të veçanta, si për mjek, infermier, arkitekt, inxhinier dhe grupe tjera të interesuar. Po ashtu ofrohen edhe kurse të organizuara për punonjës të kompanive, institucioneve apo organizata tjera, në vendin tuaj të punës!

Duke ofruar orar te përshtatshëm për ju dhe metodika me atraktive te ligjërimit, ju mund te zgjidhni llojin e kursit qe dëshironi ta ndiqini, nga ai i rregullt, ne intensiv apo superintenziv.

 

Kursantëve që kanë ndjekur një nivel ne qendrën tone, ju ofrohet zbritje prej 10% në tarifën e kursit të nivelit në vazhdim. 

NIVELET E KURSEVE TE GJUHËS GJERMANE

LLOJET E KURSEVE TE GJUHËS GJERMANE QË OFROHEN NË GERMANLINGUA

Ky kurs iu dedikohet nxënësve të shkollave të mesme, studentëve si dhe të punësuarëve. Preferohet për të gjithë kandidatët që duan të përvetësojnë gjuhën gjermane në një periudhë më të shkurtër kohore, për nevoja të tyre personale si shkollë, punësim etj.

Ky kurs u dedikohet nxënësve të ciklit të ulët dhe të mesëm të shkollës fillore. Edhe materiali, tekstet dhe temat e përzgjedhura u përshtaten moshës së nxënësve.
Kursi përveç mësimit të gjuhës gjermane ka për qëllim që të nxis zhvillimin kritik të fëmijëve dhe i pajisë ata me njohuri për kulturat e ndryshme të botës.
Libri qe ligjërohet “Deutsch mit Hans Hase” (mosha 6-10 vjeç)
Libri qe ligjërohet “Planetino” (mosha 10-12 vjeç)
Libri qe ligjërohet “Beste Freunde” (mosha 12-14 vjeç)

Kurse për grupe te interesit (kompani, institucione dhe organizata) – Mësoni gjermanisht në një mënyrë praktike dhe specifike për organizatën tuaj
Për organizatën tuaj ne ofrojmë një numër të madh kursesh gjermane me kushte tërheqëse dhe shërbime të veçanta.
Duke përcjellë trendin e ri ne tregun kosovarë, ku shumë kompani nga Kosova, ofrojnë shërbime nga distanca për tregun gjermanofolës, si ato te IT, arkitekturës, inxhinierisë, Call Center etj, “GermanLingua” ofron programe te veçanta për te punësuarit ne kompaninë tuaj, ne mënyrë qe ju te mësoni gjuhen gjermane për nevoja te komunikimit, te përgatitjes se raporteve te ndryshme etj.
Falë stafit tone të kualifikuar, ne i mësojmë punonjësit tuaj në të gjithë Prishtinën, çoftë ne vendin tuaj te punës apo ne qendrën tone.

Kurse Individual – Shfrytëzo kohen vetëm për vete
Dëshiron te mësosh gjuhen Gjermane për aftësim Profesional, shkollim, studim, pune, përgatitje për udhëtime apo përgatitje për provim sipas nivelit te kërkuar?
Qëllimet tuaja të kursit janë po aq të larmishme sa oferta jonë. Ne i zbatojmë qëllimet tuaja individuale në kurset tona private.
Në kurset individuale fokusi përqendrohet në dëshirat tuaja individuale dhe ju përcaktoni ritmin dhe gjatësinë e mësimit në përputhje me nevojat tuaja personale.

Me shokun/shoqen, me te dashurën/dashurin, me vëllain/motrën etj, ju ne mënyrë ideale dhe me orë atraktive do te mësoni gjuhen gjermane.

Stafi i “GermanLingua” ofron përgatitje speciale për kurset për bashkim familjar si dhe përgatitje shtesë për provimet në Goethe Institut dhe ÖSD.

Kurse përgatitore për provim – Suksesi i garantuar!
“GermanLingua” ofron përgatitje te veçanta për kalimin me suksese te provimeve të pranuara ndërkombëtarisht, siç janë provimet Goethe, ÖSD, telc dhe TestDaF, ne te gjitha nivelet A1 deri ne C1.
Sipas kërkesës se kandidateve, ne organizojmë përgatitje për modulet përkatëse, si: Lesen, Hören, Schreiben dhe Sprechen!
Kurset përgatitorë mund te organizohen ne grupe dhe ne mënyrë individuale.

Pa komplikime dhe pa përpjekje teknike – kurset online në GermanLingua janë të ngjashme me kurset me prezence në klasë. Një mësues i trajnuar do t’ju udhëzojë ne mësime përmes Skype, Zoom ose aplikacioneve të tjera të lehta duke përdorur materiale mësimore si Schritte, Menschen, Sicher, Spectrum, Aspekte ose Mittelpunkt.
Në GermanLingua ofrohen te gjitha nivelet e kurseve edhe ne versionin online!